Një 43-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të premte në një objekt banimi në fshatin Llapçevë të Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe po ashtu është gjetur një armë e shkurtër. Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i viktimës është dërguar në IML”, tha Krasniqi.



Të tjera
Kreu i gjigantit të porteve me seli në Dubai jep dorëheqje pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
“Fytyra e Diellës kërkon 1 milion euro dëmshpërblim” – Padia e Anila Bishës ndaj qeverisë, aktorja: Ata që s’pëlqejnë kryeministrin, më urrejnë edhe mua
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans-George Engelke