Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:35.
“Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime.



Të tjera
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-it për FSK-në