Është gjetur shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar e zhdukur më 31 tetor në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Shaqir Bytyqi.
E mitura kishte dalë nga shtëpia për t’u takuar me shoqet, por nuk ishte kthyer më, ndaj rasti ishte raportuar në polici më 1 nëntor, rreth orës 02:00 të mëngjesit.
Fatmirësisht, Suela është në gjendje të mirë shëndetësore.



Të tjera
Zelensky: Bisedimet e reja trepalëshe do të mbahen më 4-5 shkurt në Abu Dhabi
Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE
Njihuni me simptomat që mund t’i keni pasi ta merrni vaksinën anti-Covid