Trupi i një studenti që ra nga 122 metra lartësi në Grand Canyon në Arizona të SHBA-së është gjetur, kanë njoftuar zyrtarët.
Së fundmi, kujdetarët e parkut Grang Canyon kanë raportuar se vizitori ka rënë nga Pipe Creek Vista.
Viktima është identifikuar si Abdel Joseph Mejia, 20 vjeç, nga Hickory, Karolina e Veriut, shkruan skynews.
“Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ata që e njohën”, shtoi shkolla.
Ndërkohë, bëhet e ditur se një hetim është duke u zhvilluar nga Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Coconino.
Autoritetet kanë këshilluar të gjithë vizitorët e Grand Canyon të qëndrojnë të paktën 1.8 metra larg skajeve të shkëmbinjve.
Ndryshe, sipas të dhënave të Shërbimit të Parkut Kombëtar, 14 njerëz vdiqën brenda Grand Canyon midis viteve 2014 dhe 2019.
Në përgjithësi, ka pasur 205 rënie fatale në të gjithë rrjetin e parkut të SHBA-së në atë periudhë.
Të tjera
Reshje të shiut në Kosovë, policia bën thirrje për kujdes në trafik
Arrestohet 73-vjeçari në Zveçan, policia sekuestron armë dhe municion
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro