Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it si dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Pas përfundimit të takim, Orav ka reaguar përmes një postimi në X i cili ka thënë se status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt, ndërsa ka theksuar nevojën për themelimin e një qeverie të qëndrueshme, përcjell KosovaPost.
“Sot, ambasadorët e QUINT-it u takuan me kryeministrin në largim Kurti. Për përparimin në integrimin evropian të Kosovës, nevojitet një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale. Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt”, ka shkruar Orav.
Kujtojmë se në takimin e sotëm mes Kurtit dhe ambasadorëve të QUINT-it është diskutuar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Të tjera
Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja
Halil Geci: Edhe pa Kurtin, populli nuk e dorëzon Mitrovicën
Shqiptarët me parulla edhe në gjuhën angleze bëjnë thirrje për drejtësi në Hagë, pamje