Komuna e Lipjanit, ka njoftuar qytetarët e saj se gjendja me vërshimet është rënduar si pasojë e reshjeve të shiut. Nga komuna bëhet e ditur edhe se gjendja më e rënduar është në Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime, përcjell KosovaPost.
Po ashtu, bëhet e ditur se janë dëmtuar dy ura, dhe ka dëmtime edhe në infrastrukturën publike dhe ekonomitë familjare.
‘‘Komuna e Lipjanit ka themeluar Shtabin Emergjent, i cili është aktiv dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante. Ekipet janë në terren, duke menaxhuar situatën dhe duke ofruar ndihmë sipas mundësive dhe nevojave të paraqitura’’, thuhet mes tjerash nga komuna e Lipjanit.



Të tjera
13 shenja se je më e mençur se moshatarët e tu
Xhenxhefil dhe Aloe Vera për organizëm në formë
13 këshilla nga një nënë për vajzën e saj, si ta jetojë jetën