Hyseni: Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhënie dhe qeverisje të mirë

Gjendja nën kontroll, kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se pavarësisht reshjeve dhe vështirësive të shfaqura në disa segmente rrugore, gjendja aktuale është nën kontroll.

Sipas tij, ekipet komunale, përfshirë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike, janë në terren dhe po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të qarkullimit.

Megjithatë, kryetari Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Më herët Komuna e Gjilanit ka apeluar që qytetarët të shmangin përkohësisht qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, rrugën ndërmjet dy Livoqëve dhe magjistralen Gjilan–Ferizaj në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.

Për shkak të reshjeve të mëdha, disa rrugë në Gjilan janë të bllokuara përkohësisht, përfshirë rrugën për Kufcë në Malishevë, rrugën ndërmjet dy Livoqëve dhe magjistralen Gjilan–Ferizaj në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës, ka njoftuar komuna, transmeton KosovaPost.