Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar se gjendja po bëhet e padurueshme për shkak të një personi i cili është i etur për pushtet, derisa ka arrit në shkalla më e lartë e degradimit të shtetit të Kosovës.
Ajo para seancës së Kuvendit, tha se gjendja tanimë po bëhet e padurueshme dhe mediat, qytetarët, e opozita, duhet ta ngrisin zërin sepse heshtja e përgjithshme do të thotë pjesëmarrje në faj.
Sipas saj, shteti i Kosovës nuk e ka luksin që të tolerojë tutje një stagnim të tillë i cili e ka ngulfat Kosovës, qoftë në zhvillimin ekonomik, qoftë në marrëdhëniet ndërkombëtare, raporton kp.
“Nuk na ka borxh Kosova ne si politikan të sillemi në këtë formë, kur e them për partinë që e ka marrë besimin e shumicës së qytetarëve. Qytetarët nuk e meritojnë këtë trajtim nga një njeri që njëherë ka marrë një herë 51 %, tani mbi 40 për qind dhe ai të sillet kështu. Ju jetoni këtu, po i shiheni çmimet çdo ditë duke u rritur, pagat janë në çdo nivel, shtrenjtimi i rrymës po vazhdon, abuzimi me institucionet e vendit po vazhdon çdo ditë nuk ke pse del në rrugë të cilët ta mbushin mendjen që po bëjnë gara, bordet i kanë mbushur me militant partiak dhe kanë arrit në shkallën më të lartë të degradimit të shtetit të Kosovës…..asnjë kandidatë i cili ka qen në qeverinë Kurti dy nuk do ta merr votën e PDK-së”, tha ajo.
Ajo i bëri thirrje Albulena Haxhiut që të reflektojë dhe të mos abuzohet nga një njeri që ka etje për pushtet.
Të tjera
Rubio takim me Netanyahun pas sulmit izraelit në Katar
Trump: Urrejtja mes Putinit dhe Zelensky-t po zgjat luftën
ShBA, gjithmonë mike e popullit të Kosovës – do të vlerësojmë veprimet e Qeverisë në detyrë