Gjatë një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e konsideruar ndër njësitë kyçe të saj, transmeton KosovaPost.
Me këtë rast, gjeneral Jashari u njoftua nga afër me kapacitetet operacionale të bazës, përfshirë helikopterët Black Hawk, si dhe me procedurat e trajnimit, mirëmbajtjes dhe infrastrukturës përcjellëse.
Gjatë takimit, gjeneral Jashari dhe gjeneral Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve të përbashkëta punuese me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të aviacionit në kuadër të FSK-së. Në përmbyllje, Komandanti i FSK-së vlerësoi profesionalizmin e njësisë dhe falënderoi stafin për gatishmërinë për të mbështetur FSK-në në zhvillimin e kapaciteteve me helikopterë Black Hawk.



Të tjera
Nuk ka prova se Irani mund të godasë Londrën
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë