Gjenerali amerikan tregon detajet e operacionit sekret për kapjen e Maduros

Kryetari i Shtabit të Përbashkët amerikan, Dan Caine, tha se gjatë operacionit për kapjen e presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë një helikopter amerikan u godit, por ishte funksional gjatë gjithë misionit.

Ndërsa helikopterët amerikanë afrohen mbi Venezuelë, Caine raportoi se u përballën me sulme të forcave besnike të diktatorit venezuelas, raporton skynews.

“Arritëm në kompleksin e Maduronit në orën 2:01 të mëngjesit sipas kohës lokale të Karakasit”, tha ai.

“Forcat e arrestimit zbresin me shpejtësi dhe saktësi, duke izoluar zonën për të garantuar sigurinë e trupave dhe për të marrë nën kontroll personat e akuzuar. Maduro dhe gruaja e tij dorëzuan veten dhe u arrestuan pa humbje jete nga ana e amerikanëve, pavarësisht shkëmbimit të zjarrit”, shtoi gjenerali.

Pak më pak se dy e gjysmë orë pas hyrjes në kompleks, Maduro dhe gruaja e tij u dërguan në bord të anijes USS Iwo Jima.

Ndryshe, Maduro pritet që gjatë orëve të vonta të ditës së sotme të transferohet në New York, ku do të përballet me shumë akuza nga drejtësia amerikane.