Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ushtarake ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten Breuer, të enjten më 29.05.2025, transmeton Kosova Post.
Siç thuhet në njoftimin e FSK-së, thellimi i bashkëpunimit konkret në fusha kyçe të sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së në institucionet ushtarake gjermane, organizimi i trajnimeve të përbashkëta në të ardhmen, situata aktuale e sigurisë në Kosovë dhe në rajon; ishin pikat që u diskutuan në këtë takim.
“Gjeneral Breuer, nga ana e tij, e përgëzoi Gjeneral Jasharin për sukseset dhe profesionalizmin e treguar nga FSK-ja, duke vlerësuar rolin e saj në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm. Njëkohësisht ofroi vazhdimin e mbështetjes së forcave gjermane për FSK-në në përputhje me objektivat e saj”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta ishin zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të cilat Komandati i FSK-së njoftoi Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë.
“Vizita e Gjeneral Breuer paraqet një moment të rëndësishëm për FSK-në, duke përforcuar partneritetin strategjik me Gjermaninë dhe mbështetjen e saj për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës sonë”- përfundojnë Forca e Sigurisë së Kosovës, në njoftimin e datës 29.05.2025.
Të tjera
Pamjet nga protesta në Hagë nuk më pëlqyen, mund të ndikojnë negativisht
Kurti mirëpret të rinjtë rajonalë për dialog dhe bashkëpunim për të ardhmen
Evropiani 2027 Shqipëri – Serbi, ky është veprimi i fundit i UEFA-s