Zëvendësambasadori gjerman në Kosovë, Christian Böttcher ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, me ç’rast takoi Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.
“Ata diskutuan procesin e transformimit dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Komandanti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen afatgjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Sipas njoftimit, zëvendësambasadori ka theksuar se do të vazhdojnë të përkrahin FSK-në.
“Böttcher riafirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe theksoi përkushtimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë”, vazhdon njoftimi.



Të tjera
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë
“Ultimatumi i Trump mund të ketë pasoja katastrofike”