Gjermania i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu.
Në adresimin e tij në parlamentin gjerman, ministri i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, tha se aleatët evropianë po mbështesin përpjekjet diplomatike të Ukrainës për të arritur një armëpushim që mund t’i hapë rrugën zgjidhjes paqësore.
“Ukraina ka demonstruar angazhimin e saj të plotë për armëpushim pa kushte dhe negociata të paqes, për të cilat ka mbështetjen tonë të plotë”, tha Wadephul.
“Tani presim që zoti Putin të ulet në tryezën e negociatave dhe të demonstrojë gatishmërinë e tij për një armëpushim. Kushdo që dëshiron paqe në Evropë duhet të negociojë tani, topi është në fushën e zotit Putin”, tha ministri gjerman.
Wadephul njoftoi se këtë mbrëmje do të udhëtojë për në Antalya të Turqisë për të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të NATO-s.
Ai tha se nesër do të takohet me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha dhe homologë të tjerë evropianë në margjinat e takimit për të diskutuar zhvillimet e fundit.
Të tjera
Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin
Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias
Vuçiq sërish e angazhoi Radoiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim