Kancelari Friedrich Merz përsëriti edhe njëherë që Gjermania ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore nga vendet e tjera. Merz dhe Ministri i Brendshëm Dobrindt thonë se njëkohësisht me dëbimin e atyre që nuk kanë të drejtë të rrinë në Gjermani, ata angazhohen për ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore dhe mbetjen në këtë vend të personave të integruar mirë, raporton gazetari Bahri Cani.
Sipas të dhënave të fundit, në Gjermani papunësia është diku rreth tre milionë. Por rreth 600.000 vende pune akoma janë të lira, për shkak se në shumicën prej tyre kërkohen punëtorë të kualifikuar që i mungojnë Gjermanisë.
Merz tha se Gjermania ka vendosur të hapë edhe një Agjenci me emrin “Work-and-Stay”, e që do të ndihmojë ardhjen dhe integrimin më të mirë të punëtorëve të huaj.
“Ne kemi nevojë për punëtorë të kualifikuar”, tha Merz dhe shtoi: “Gjermania është një vend i hapur, i lirë, liberal dhe tolerant”.
Edhe ministri Alexander Dobrindt tha se të gjithë ata që janë të integruar mirë në vend, duhet të kenë një shans, e kjo vlen edhe për sirianët e integruar mirë.
“Por ata që nuk integrohen, që nuk punojnë, nuk kanë perspektivë në këtë vend dhe duhet të kthehen në Siri”, tha ai.



Të tjera
KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës dhe refuzon mbi 2 mijë të tjera
9 gjëra që shprehin dashurinë tuaj edhe pa folur
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një hajni në Podujevë