Ambasadori gjerman Jorn Rohde, i cili përfundon mandatin në Kosovë, përmes një video-mesazhi ka thënë se Gjermania ka qenë dhe do të mbetet partneri me i madh i Kosovës.
Rohde ka shtuar se gjatë pesë viteve ka parë shumë zhvillime si liberalizimi i vizave në vitin 2024, ndërsa ka theksuar se ka gjithashtu gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai, në videon që e poston edhe amabsada e Gjermanisë në Kosovë, ka potencuar se lidhjet mes dy vendeve janë unike, duke thënë se 600 mijë kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani.
Tutje Rohde është shprehur se do t’i mungojë Kosova, njerëzit e saj e ecjet në male, përderisa ka njoftuar se pasardhësi i tij, Rainer Rudolph, do të arrijë se shpejti në Kosovë.



Të tjera
Bakteret e fshehura nën këmbët tona mund të jenë një armë e re kundër superbaktereve
Alergjitë e vjeshtës dhe astma, si mund të ndikojnë në shëndetin tuaj dhe çfarë të bëni
Frika nga Covid-19 do t’i ndalojë njerëzit të ri-integrohen në shoqëri