Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, thotë se procesi drejt njohjes së një shteti palestinez “duhet të fillojë tani”.
Por, shtoi ai, se “për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez ka më shumë të ngjarë të jetë fundi i procesit”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetet e vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit, duke u mundësuar njerëzve nga të dyja palët të jetojnë në paqe dhe siguri.
Deklarata u nda përpara vizitës së Wadephul në Izrael dhe territoret palestineze.
“Një numër vendesh që po rritet me shpejtësi, përfshirë ato evropiane, janë të gatshme të njohin një shtet palestinez edhe pa një proces paraprak negociatash”, thotë tutje Wadephul.
Të tjera
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia
Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë
U nda nga jeta ish-gjyqtari i futbollit dhe hendbollit Feriz Parllaku