Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan për Gimbon: I drejti gjithmonë fiton, nëse jo çmimin e fiton dashurinë

Pas një periudhe të gjatë mungese në rrjetet sociale, Gjesti ka bërë një rikthim të papritur me një reagim që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet në “Big Brother VIP Albania 5”.

Ai ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke ndjekur spektaklin live, ndërsa në fokus është shoku i tij i ngushtë, DJ Gimbo, i cili aktualisht është banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Krahas videos, Gjesti ka ndarë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë, duke shprehur hapur mbështetjen për Gimbon dhe duke vlerësuar opinionistin Arbër Hajdari për qëndrimin e tij në raport me situatat e fundit në shtëpi.

Jo që najsend po opinionisti më i drejt që ka mundur të jetë ndonjëherë është Arbër Hajdari, kështu që DJ Gimbo me ty jemi, i drejti gjithë fiton, nëse jo çmimin, e fiton dashurinë. Qajo është e rëndësishmja. Ju duaaaaa krejtve. Edhe e di që i keni sytë me i pa krejt këto”, ka shkruar Gjesti.