Diogo Costa ka shkëlqyer në Euro 2024, sidomos në sfidën mes Portugalisë dhe Sllovenisë.
Portieri portugez ka bërë pritje të jashtëzakonshme gjatë lojës, derisa në penallti priti tre të tilla për t’i siguruar portugezëve një vend në çerekfinale.
E ardhmja e portierit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier, ku Chelsea është favoriti kryesor për të nënshkruar me portierin e Portos.
Në fakt për të arritur deri te Diogo Costa, londinezët do të duhet të paguajnë klauzolën e lartë të tij.
24-vjeçari produkt i Akademisë së Portos ka një klauzolë largimi prej 75 milionë eurove dhe Chelsea është gati ta paguajë atë.
Portieri shtatëlartë në sezonin e fundit ka zhvilluar 45 ndeshje me Porton ku në 17 prej tyre ka mbajtur portën e paprekur.



Të tjera
Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati
Aston Villa befason Arsenalin, i afrohet në 3 pikë liderit
Personat që gërhasin janë të rrezikuar nga infarkti në tru