Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka pritur sot në takim presidenten e vendit, Vjosa Osmani të cilën e njoftoi lidhur me situatën e krijuar në këtë komunë si pasoj e vërshimeve, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini bëri të ditur se me Osmanin kanë vizituar lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura nga vërshimet.
“Për këtë qëllim prita në zyrën time Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, të cilën e falënderova për vizitën dhe e njoftova në detaje për situatën në terren, reagimin e Shtabit Emergjent dhe hapat konkretë që po ndërmerren për mbrojtjen e qytetarëve dhe menaxhimin e kësaj gjendjeje emergjente. Së bashku vizituam lagjen Dardania, një nga zonat më të goditura nga vërshimet, ku ishte e domosdoshme evakuimi i disa familjeve, si dhe banesat sociale ku janë strehuar përkohësisht familjet e evakuuara”, tha Gjini.
I pari i Gjakovës shtoi se ekipet tona janë në terren, pranë qytetarëve dhe të vendosura për të vepruar me përgjegjësi deri në tejkalimin e plotë të situatës.



Të tjera
Në shkurt mbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, më pas vendimi final
Rezultati i 28 dhjetorit ishte verdikt i qartë i qytetarëve për të shmangur bllokadat dhe vonesat
Arsyet pse njerëzit papritur humbasin interesin në ju