Kombëtarja e Kosovës në futboll, këtë muaj do t’i zhvillojë dy ndeshje vendimtare në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror që vitin e ardhshëm do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.
“Dardanët” më 15 nëntor do të përballen kundër Sllovenisë derisa tri ditë më pas do të luajnë në “Fadil Vokrri” kundër Zvicrës.
Sot, trajneri Franco Foda, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth përgatitjeve që po bëhen.
Foda u shpreh se gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit.
“Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit – dhe ne jemi gati! Duhet të marrim të paktën një pikë për të siguruar ‘play-off’-in. Skuadra është në formë të shkëlqyer, kemi më shumë alternativa dhe besojmë se mund të bëjmë histori!”, ka thënë Foda.



Të tjera
Izr@eli kthen trupat e 15 palestinezëve të tjerë në G@za
Efektet kurative të ullirit
KQZ tregon ditën e shpalljes së rezultateve përfundimtare për balotazh