Në rajonin tonë, Mali të Zi, Kosovë e BeH, perëndimorët në fakt mbështesin diçka që është një kopje e botës ruse këtu – zhvillimi i rolit të Serbisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor – vlerësoi ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i ftuar në forumin GLOBSEC, i cili është mbajtur në Pragë këtë vit.
Ai theksoi se është e rëndësishme që të mos ketë vakum gjeopolitik.
“Nëse nuk keni ndikim të mjaftueshëm nga BE-ja, atëherë do të keni ndikimin e Rusisë. Rusia e përdori atë me shumë sukses. Pra, mund të themi se sot vlerat në Ballkanin Perëndimor janë të shkatërruara. Prandaj them se situata tani është më e keqe se 10 vjet më parë” – tha Gjukanoviq.
Politika perëndimore sot absolutisht, siç shtoi ai, mbështet forcimin e politikës retrograde – që është një paradoks.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin