Politologu Nexhmedin Spahiu gjatë ditës së shtunë u takua në Beograd me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.
Spahiu bëri të ditur se në Beograd u ftua nga Gjuriqi, dhe se biseduan për rreth një orë, transmeton Klankosova.tv.
“Jam në një konferencë në Beograd. U ftova në një takim nga ministri Gjuriq dhe zhvilluam një bisedë një orëshe”, tha ai për GazetaBlic.
Ndryshe, për këtë takim u deklarua dhe ministri i Jashtëm serb.
Ai tha se me Spahiun folën për tejkalimin e tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike.
“Një bisedë me profesor Nexhmedin Spahiun për mënyrat e tejkalimit të tensioneve dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike”, ka shkruar Gjuriq në X.
Të tjera
Vasfije Krasniqi-Goodman për UÇK-në: Shpëtimtarët e jetës sime
Provat e dëshmitë do fshijnë njollat e fantazisë mbi UÇK-në
Rubin: Thaçi kishte prioritet mbështetjen amerikane, i hetuam akuzat ndaj tij, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë