Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia po është duke punuar qe sa vite që ta ndryshojë qëndrimin e një pjese të komunitetit ndërkombëtar për situatën në Kosovë.
E sipas tij, Serbia “ka përgatitur edhe më shumë befasi”, duke e ndërlidhur këtë me fushatën e Serbisë për çnjohje të Kosovës.
“Nuk e kemi neglizhuar aspektin e njohjeve ndërkombëtare”, ka thënë ai në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës.
Gjuriqi ka përsëritur pretendimin e hedhur poshtë nga disa shtete, se 28 shtete kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës në 12 vjet.
Sipas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të nënshkruar në Bruksel, Serbia është zotuar se nuk do të kundërshtojë dhe nuk do të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Të tjera
Kurti mirëpret të rinjtë rajonalë për dialog dhe bashkëpunim për të ardhmen
Evropiani 2027 Shqipëri – Serbi, ky është veprimi i fundit i UEFA-s
Policia konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë, një person në arrati