Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, deputetët Fitore Pacolli e Salih Zyba do të dërgohen me forcë në Gjykatë. Më 31 tetor, këtë urdhëresë do ta ekzekutojë Policia e Kosovës.
Urdhri në fjalë, të cilin e ka siguruar ekskulizivisht VOX Kosova, është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në çështjen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, që lidhet me veprimet e tre të lartëpërmendurve kur kishin hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Gjithashtu, ndaj tyre rëndojnë edhe akuzat për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.



Të tjera
Arrestohen 4 persona që shisnin armë në Tiranë, i trafikonin nga Kosova
Kokaine në mes të parkingut, arrestohen dy shqiptarë në Itali
Pesë persona arrestohen në Kaçanik, tentuan të kryejnë vjedhje të rëndë