Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka paraqitur dy zgjidhje kushtetuese që i mbesin në dorë Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur ngërçin institucional në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Sallahut, zgjidhja e parë është që Gjykata Kushtetuese, duke u mbështetur në nenin 67 paragrafi 4 të Kushtetutës, të konstatojë se refuzimi i Listës Serbe për të propozuar kandidat për nënkryetar të Kuvendit nënkupton heqje dorë nga kjo e drejtë.
Me këtë, ai vlerëson se procesi i konstituimit të Kuvendit është përmbyllur, duke e krahasuar këtë situatë me një aktgjykim të mëparshëm për mosparaqitjen e mandatarit për formimin e Qeverisë, që ishte interpretuar si humbje e të drejtës kushtetuese.
Ndërkohë, zgjidhja e dytë sipas tij është autorizimi i Presidentes për shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Sallahu ka theksuar se çdo vendim tjetër i Gjykatës që bie ndesh me Kushtetutën do ta vendoste Republikën në varësi të një subjekti politik që, sipas tij, çdo ditë minon rendin kushtetues të vendit.
Të tjera
Në Bujanoc shfaqen grafite me emër të kr*iminelit të lu*ftës Ratko Mladiq, reagon Mustafi
Annalena Baerbock merr drejtimin e Asamblesë së OKB
Izraeli kërkon evakuimin e banorëve të Gazës