Meta pas arrestimit: Krenar që u rrëmbeva nga antishqiptarët vetëm për patriotizmin tim

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Ilir Metën

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të 3 gjykatave të tjera për masën e sigurisë arrest në burg.

Kushtetuesja me shumicë votash e ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Meta për ndryshim mase, raporton TCH.

Meta ka ngritur si pretendim edhe mënyrën si u ekzekutua masa e sigurimit, por sipas Kushtetueses ish-presidenti këtë argument e ka parashtruar edhe në gjykatat e tjera, dhe sipas gjykatës ai ka bërë kallëzim për kryerjen e veprimeve arbitrare në prokurorinë e Tiranës dhe çështja është nën hetime.