Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, njofton opinionin publik dhe të gjitha mediat se ka caktuar seancat e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale PS.nr.109/24, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – PPS.nr.65/2022 e datës 23.12.2024, kundër të akuzuarit Grujica Veljoviq, transmeton KosovaPost.
Kjo për shkak të veprës penale Krime të luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës,Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krime kundër njerëzimit, nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafët 1.6 dhe 1.7, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës,
Sipas njoftimit gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të akuzuarit Grujica Veljoviq, për shkak se i njëjti ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë.
Nga Gjykata thonë se përmes kësaj komunikate i bëhet thirrje të akuzuarit Grujica Veljoviq, që të paraqitet dhe të dorëzohet para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarit, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.
Seancat për këtë çështje do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Pallati i Drejtësisë, Hajvali, me datat 29.04.2026 dhe 30.04.2026, me fillim nga ora 09:30.



Të tjera
Hamza nënshkruan peticionin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Konsumoni vezë sa më shumë
SHBA lejon cisternat iraniane të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit për të ruajtur furnizimin global