Trupi gjykues ka refuzuar tri kërkesat e palës mbrojtëse të tre të akuzuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Avokati i Naim Murselit ka kërkuar rikonstruimin e vendit të ngjarjes. Kjo kërkesë është refuzuar nga gjykata me arsyetimin se janë administruar mjaft prova lidhur me këtë çështje.
Avokati i Granit Plavës ka kërkuar të bëhet ekspertizë psikike e klientit të tij. Edhe kjo kërkesë është refuzuar nga trupi gjykues, me arsyetimin se një ekzaminim i tillë është kryer më herët.
Ndërkaq, avokati i Kushtrim Kokallës ka kërkuar që të dëgjohet dëshmia e Tafik Kokallës, por edhe kjo kërkesë është refuzuar nga trupi gjykues.
“Refuzohen propozimet e mbrojtësve, konkretisht mbrojtësit të Kushtrim Kokallës për dëgjimin e Tafik Kokallës. Refuzohet edhe propozimi i mbrojtësit të Granit Plavës për ekzaminim psikiatrik, pasi është kryer më parë. Po ashtu refuzohet propozimi i mbrojtësit të Naim Murselit për rikonstruimin e vendit të ngjarjes, pasi janë elaboruar mjaft prova, si dhe janë administruar incizime të komunikimeve të Naimit”, ka thënë gjyqtarja.



Të tjera
Kjo pjesë e trupit të bebes mbetet në trupin e nënës për 38 vite
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari Sabedin Vishi në Kaçanik, marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Përfaqësues të Policisë së Kosovës marrin pjesë në një forum ndërkombëtar në Turqi