Isni Kilaj, ish-kryetari i komunës së Malishevës, është arrestuar sërish mëngjesin e sotëm nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka konfirmuar familja e tij.
Kilaj ishte arrestuar edhe nëntorin e kaluar nga kjo gjykatë, por ai ishte lirua më 15 maj të këtij viti me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.
Kilaj kishte drejtuar komunën e Malishevës në dy mandate, nga 2007 deri më 2009 dhe nga 2009 deri më 2013.
Ai ka qenë edhe ish-komandant i UÇK-së.
Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje edhe të Zyra e Prokurorit të Specializuar për të marrë vesh mbi arsyen e arrestimit, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.
Të tjera
Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën që mbështet Deklaratën e New Yorkut për zgjidhjen me dy shtete
Prania e dërguarit special amerikan, mbrojtje ajrore për Ukrainën