Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazë ankesën e kandidatit për kryetar të Mamushës Abdulhadi Krasniç nga Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) duke pretenduar për vlefshmërinë e votave të ardhura nga diaspora dhe dyshimet për keqpërdorime në procesin e votimit më 12 tetor.
Krasniç ka pretenduar se ekziston dyshimi i bazuar se disa persona të përfshirë në procesin e votimit nga diaspora kanë ushtruar të drejtën e votës në kundërshtim të drejtpërdrejtë me dispozitat kushtetuese, raporton kp.
Gjykata Supreme, duke u nisur nga gjendja faktike dhe ligjore e çështjes, e pranoi në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së dhe konstatoi se ankesa e paraqitur është në tërësi e pabazuar.
Në Mamushë, Abdülhadi Krasniç nga KDTP, ka 32 vota më shumë se Fikret Morina – Mamuşa Halk Hareketi sipas rezultateve të raundit të parë. Kjo komunë do të jetë pjesë e balotazhit më datën 9 nëntor, në mesin e 18 komunave të tjera për kryetar të komunave.



Të tjera
Mënyra se si përqafoni thotë shumë për personalitetin tuaj
Ushqimi pas skadimit të afatit
Lirim Gashi zbulon të dhëna të papritura për Richard Grenell dhe aktivitetin e tij në Kosovë