Gjykimi në Hagë ndikon në Prishtinë: Seanca konstituive shtyhet për në orën 17:00

Rendi i ditës për seancën konstituive, udhëhiqet nga Dehari e Taçi

Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim pas takimit që mbajti Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, me përfaqësuesit e partive politike, lidhur me përgatitjet për seancën konstituive. Në këtë mbkedhje u vendos edhe që seanca të shtyhet nga ora 12:00 për në orën 17:00, shkaku i seancës në Hagë, ku mbrojtja e ish-krerëve të UÇK’së do të jap deklaratën përfundimtare.

Në njoftim thuhet Basha i ka njoftuar ata për agjendën e seancës konstituive.

Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, për të vijuar me betimin e deputetëve. Pastaj do të procedohet me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të nënkryetarëve.

Basha dhe partitë janë dakorduar edhe që konform Rregullores dhe praktikave të mëhershme, Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare. Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe”, thuhet në njoftim.

Basha ka kërkuar nga partitë që sa më shpejtë të jetë e mundur të paraqesin grupet e tyre parlamentare, për të proceduar më pas me themelimin e trupave punues të Kuvendit

Seanca konstituive shtyhet për në orën 17:00

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka njoftuar se seanca konstituive e paraparë të zhvillohej nesër nga ora 12:00, është shtyrë për në ora 17:00.

Në një konferencë për media, Basha tha:

“Shpreh mirënjohjen për gjithë liderët që ishin të pranishëm. Data mbetet nesër, por ora ndryshohet që për shkak të rrethanave që kemi, në respekt të asaj që po ndodh në Hagë, të mbahet në ora 17:00, pastaj të vazhdohet për formimin e qeverisë.”

Nis takimi për seancën e nesërme

Ka nisur takimi i kryetarit të Kuvendit të legjislaturës së kaluar, Dimal Basha, me partitë politike rreth seancës konstituive që do të mbahet nesër.

Kështu nga Partia Demokratike e Kosovës, të pranishëm janë Vlora Çitaku e Përparim Gruda, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala.

Kurse nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i pranishëm është Besnik Tahiri. Lëvizja Vetëvendosje përfaqësohet nga Albulena Haxhiu.