Sonte zhvillohet finalja e madhe ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Turqisë, një përballje që pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët.
Dueli i shumëpritur do të drejtohet nga gjyqtari i njohur anglez, Michael Oliver, një emër i konsoliduar në arenën ndërkombëtare dhe në Premier League, transmeton klankosova.tv.
Oliver është parë gjatë ditës së sotme në disa lokale në qendër të Prishtinës, para se të marrë drejtimin e këtij takimi të rëndësishëm.
Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45, në një sfidë që pritet të jetë vendimtare dhe me intensitet të lartë.




Të tjera
Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë e Skocisë për Botëror
Fanellat gati, djelmoshat dardanë të gatshëm për të shkruar historinë
Jam i emocionuar, shpresoj që Kosova do i bashkohet Anglisë e Skocisë