Sot misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, Misioni për Sundim të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Policia e Kosovës, zhvilluan Ushtrimin “Golden Sabre 2025” në zonën stërvitore `Kampi Vrelo`, Prishtinë, transmetin KosovaPost.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, e përshkroi stërvitjen si një demonstrim të qartë të gatishmërisë, integrimit dhe ndërveprimit ndërmjet kontingjenteve shumëkombëshe të KFOR-it, dhe bashkëpunimit efektiv me organizatat e sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në stabilitetin rajonal.
Gjithashtu bëhet e ditur se në ushtrimin “Golden Sabre 2025”mori pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, duke kryer heqjen e pajisjeve shpërthyese (EOD) dhe materialeve të rrezikshme (HAZMAT) për trajtimin dhe heqjen e operacioneve në përputhje me mandatin e saj.



Të tjera
VIDEO/ Çmenduri në Sllovaki, Kosova shënon golin e tretë! Del në avantazh
Barazon Kosova, shënon Veldin Hoxha ndaj Sllovakisë
Kosova kalon në epërsi, Muslija shënon golin e tretë