Jasir Asani e ka shënuar golin e katërt në kampionatin elitar të futbollit në Iran.
Asani me skuadrën e tij, Esteghlal, të dielën fituan 3:0 në udhëtim te Fajr Sepasi, në ndeshjen e xhiros së tetë.
Asani e shënoi golin e epërsisë 1:0. Sulmuesi i Shqipërisë ishte i saktë nga penalltia në minutën e 42-të.
Asani luajti deri në minutën e 78-të.
Esteghlali ka 13 pikë pas tetë ndeshjeve.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së