Një taksist është grabitur mbrëmjen e së martës në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, taksisti është grabitur nën kërcënimin e thikës.
Policia ka bërë të ditur se taksistit i janë grabitur 15 euro.
Rasti thuhet se është në hetime.
“Prishtinë 24.03.2026-20:30. Ankuesi mashkull kosovar -taksist, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënim të armës së ftohte thike i ka grabitur 15 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.



Të tjera
Pse duhet të hamë selino rregullisht?
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
Grabitet një taksist në Prishtinë