Në Obiliq, dy persona të panjohur tentuan të grabisin një pompë derivatesh nën kërcënimin e mjeteve të forta, duke thyer xhamin e kabinës.
Punëtori pësoi lëndime trupore dhe mori trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit u larguan pa arritur të marrin asgjë, transmeton klankosova.tv.
”Viktima mashkull/k, punëtor në një pompë të derivateve ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë tentuar të kryejnë grabitje duke thyer xhamin e kabinës, por nuk kanë arrit të marrin asgjë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.
Të tjera
“Do të përballen me një ferr të vërtetë tifozësh” – sllovenët i frikësohen atmosferës në “Fadil Vokrri”
Çdo ditë lu*fte në Kosovë ishte e tm*errshme
Ligji i barazisë gjinore ndez debat në Shqipëri: Aleanca LGBTI mbështet ndryshimet