Një grabitje e armatosur ka ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ndaj një furgoni që transportonte para.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para”, konfirmon për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Pllana ka konfirmuar se nuk ka të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.



Të tjera
Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrsesi pa u pjekur mirë
Në prag të ndeshjes historike, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”
Kurti ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës, nëse e mposht Sllovakinë