Mbrëmë në Mitrovicë të Veriut janë hasur grafite me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani konfirmoi për RTKlive se rasti ka ndodhur në rrugën “Vasilije Ostrovski” dhe u iniciua si “Kanosje”.
Grafitet e vendosua në gjuhën serbe, në shqip kanë kuptimin “Kur në Kosovë do të agojë, Albin Kurti më s’do të rrojë”.
“Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën Vasilije Ostrovski në Mitrovica Veri në mur është shkru një shkrim adresuar kryeministrit Kurti. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar është inicu rast kanosje. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar. Shkrimi i njëjtë me pamje grafike ishte vendos më herët në rrjetin social Telegram”, tha Elshani.



Të tjera
Irani mohon bisedimet me SHBA-në, paralajmëron kundër goditjes së infrastrukturës jetike
Messi 64 gola larg Ronaldos, vazhdon rrugëtimi drejt 1000 golëshit
Parisi në duart e të së majtës, kush është lideri i ri që befasoi Francën?