Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta, ka pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı, i shoqëruar nga delegacioni i ambasadës turke.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, me fokus në sigurinë e përgjithshme, ruajtjen e stabilitetit dhe forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Palët vlerësuan situatën aktuale të sigurisë dhe theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm, njofton zyra për informim e kësaj drejtorie ttë Policisë.
Drejtori Graishta vlerësoi mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, ndërsa përfaqësuesit e Ambasadës Turke shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.



Të tjera
10 veprime të thjeshta që jua zgjasin jetën
Stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën nuk përbëjnë kërcënim
Mos ndryshoni ngjyrën e flokëve pa e lexuar këtë