Sunderlandi mbrëmë e mposhti Newcastlen në derbin e qytetit.
“Macet e Zeza” fituan 1-0 ndaj “Laraskave”, me shifrat prej 1-0, me autogolin e shënuar nga Nick Ëoltemade.
Në fushë, për Sunderlandin ishte edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili është edhe kapiten i klubit.
Xhaka ishte një nga më të mirët në fushën e lojës, me Sunderlandin që i ka habitur të gjithë me rezultatet e arritura në pjesën e parë të sezonit.
Pas fitores së madhe në derbi, Xhaka ka reaguar me një postim të veçantë në rrjetin social “Instagram”.
“Kjo nuk është thjesht një fitore. Kjo është qyteti, stema, njerëzit, netët pa gjumë, besimi. Ne luftuam për çdo tifoz, çdo rrugë, çdo rrahje zemre. Derbi i fituar. Historia u ndje. Jeta u jetua”, shkruajti ai në “Instagram”.



Të tjera
Rizgjedhja e Abdixhikut në krye të LDK-së, vjen reagimi i parë nga Avdullah Hoti
Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike
Osmani takohet me presidentin zviceran, e quan mik të madh të Kosovës