Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.
“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.
Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.
“E njoh këtë popull, është shumë emocional,” shpjegoi Xhaka pas ndeshjes në konferencën për shtyp. Me fishkëllimat ai mund të jetojë: “Kjo është në rregull për mua”
Duke iu referuar qartësisht një periudhe të vështirë të kaluar te Arsenali, ai shtoi: “Kam qenë i fishkëllyer edhe nga 60 mijë njerëz dhe jam ngritur përsëri.”
Sipas lojtarit të Sunderland-it, ndeshja ka qenë emocionale jo vetëm për të, por për gjithë ekipin.
“E dinim që ishim me një këmbë të kualifikuar dhe se nuk duhej të lejonim gjëra të pamenduara, si për shembull ndonjë karton të kuq të hershëm,” tregoi Xhaka dhe u gëzua për suksesin e skuadrës së tij.



Të tjera
10 këshilla si të mbroni sytë nga kompjuteri dhe telefoni
Gërvalla, deputetëve të LDK-së: Ejani votoni marrëveshjet ndërkombëtare
Nis intervistimi i u.d. Kryeprokurorit Kelmendi në Prokurorinë Speciale