Granit Xhaka u shpall më i miri i ndeshjes në fitoren e Zvicrës ndaj Hungarisë.
Më pas u shpall më i miri nga UEFA edhe në ndeshjen e Zvicrës me Gjermaninë, në fazën grupore të Euro 2024.
Xhaka gjithsej është shpallur pesë herë më i miri i ndeshjes në Kampionate Evropiane.
Vetëm Cristiano Ronaldo e Andres Iniesta kanë nga gjashtë çmime të lojtarit më të mirë të ndeshjes në Kampionate Evropiane.
Më të mirët shpallen nga një grup i ekspertëve të futbollit, i angazhuar nga UEFA.
Bëhet fjalë për emra të mëdhenj si Fabio Capello, Rafa Benitez, David Moyes, Ole Gunnar Solskjaer dhe tetë emra tjerë të njohur të futbollit evropian.
Për shpalljen e më të mirit shfrytëzohen kritere të ndryshme, jo vetëm golat e asistimet.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit