Sunderland ka shënuar fitore në penallti për ta eliminuar Evertonin nga FA Cup.
Edhe pse koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1, Sunderland shënoi fitore me rezultat 3-0 përmes penalltive, duke e siguruar “biletën” për në fazën tjetër.
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka dhuroi një tjetër paraqitje të shkëlqyer, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 8.4, e dyta më e larta pas portierit Roefs.
Kësisoj, Sunderland kualifikohet në 1/16 e finales ndërsa së shpejti do ta mësojë edhe kundërshtarin. Kujtojmë, fituesi i FA Cup njëkohësisht e siguron një vend që të dërgon në Ligën e Evropës për edicionin tjetër.



Të tjera
Zbardhni dhëmbët vetëm me lëvore të bananes
Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve
Shkaqet shëndetësore pse keni gjithmonë vapë