Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka e ka pasur një përplasje të ashpër verbale me tifozët e ekipit të tij pas eliminimit nga Arminia Bielefield në DFB Pokal.
Leverkuseni u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë nga klubi i Bundesliga 3, Arminia Bielefeld, pasi u mposht me rezultat 2-1 në ‘Schuco Arena’.
Kalimi i Arminia Bielefeldit në finale ishte po aq befasues edhe sa eliminimi i Leverkusenit, i cili shihej si favorit absolut.
Ky eliminim nuk ka kaluar lehtë nga tifozët e ‘Farmaceutikëve’, të cilët kishin udhëtuar për këtë ndeshje dhe kanë kërkuar llogari nga lojtarët pas humbjes.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ishte njëri nga lojtarët që shkoi te tribuna e tyre për të kërkuar falje dhe diskutuar, por jo gjithçka shkoi mirë.



Të tjera
Kryevepra në buzë
Njerëzit inteligjentë jenë më dembelë
Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme