Ish mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner, padyshim e njeh mirë Përfaqësuesen e Zvicrës, pasi ka luajtur dhe ka qenë kapiten për shumë vite.
Lichtsteiner ka lëvdata për kapitenin aktual të helvetikëve, shqiptarin Granit Xhaka, duke e cilësuar si zemra e Zvicrës.

“Graniti ka qenë zemra e ekipit prej vitesh. Por nuk është vetëm Graniti, duhet të përmirësoheni si ekip dhe të punoni së bashku. Futbolli është sport ekipor”, deklaroi Lichtsteiner.
Ish-mbrojtësi i Juventusit, Arsenalit, Augsburgut, Lazios, Lillet dhe Grasshopperit ka luajtur me Zvicrën plot 108 ndeshje.
Lichtsteiner ka fituar tetë tituj dhe pesë kupa si lojtar me fanellën e Juventusit, pothuajse të gjitha.



Të tjera
Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht
OSBE dënon gjuhën seksiste ndaj Matoshit: Retorikë kundër standardeve
Tetë zakone të mëngjesit për një ditë më të qetë