Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar se në Kosovë po vazhdon fuqizimi i grave përmes politikave të punësimit dhe mbështetjes ekonomike.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kurti tha se përkushtimi institucional për barazi gjinore po vazhdon në përputhje me temën e këtij viti të 8 Marsit: “Të drejta. Drejtësi. Veprim”.
Sipas tij, qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të rritur rolin e grave në shoqëri dhe në vendimmarrje, si dhe për të forcuar mbrojtjen e tyre nga dhuna me bazë gjinore.
“Në Kosovë po fuqizojmë gratë përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Mbi 12 mijë gra të mbështetura në punësim, rritje e pronësisë së grave dhe mekanizma më të fortë mbrojtjeje janë hapa konkret drejt barazisë në vendin tonë”, ka shkruar Kurti.
Ai shtoi se qëllimi është që të drejtat e grave të mos mbeten vetëm në ligje apo deklarata, por të garantohen realisht në jetën e përditshme të qytetarëve.
Mesazhi i tij vjen në kuadër të aktiviteteve që shënojnë Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila çdo vit shërben si thirrje globale për avancimin e të drejtave dhe barazisë së grave.



Të tjera
Qëllimet strategjike të Izr@elit dhe SHBA-së janë të sinkronizuara
Myku i gojës, katër mënyra për ta kuruar në mënyrë natyrale
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës