Greqia ka “lënë pas inatet” dhe i ka ardhur në ndihmë fqinjit të saj, Shqipërisë, e cila po përballet me dy vatra të mëdha zjarri në Dropull dhe Finiq.
Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, shteti grek ka dërguar dy avionë Canadair për shuarjen e flakëve. Ndihmë ka pasur edhe nga qeveria italiane dhe ajo kroate, për shkak se vatrat e zjarrit vijojnë aktive prej 2 ditësh dhe shuarje e tyre është shumë e vështirë.
“Dy avionë të tipit Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq.
Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje.
Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate”, njofton Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Të tjera
Katër të ndaluar për rast rrëmbimi në Prishtinë, mes tyre edhe një polic
Netanyahu thotë se 153 tonë bo*mba janë hedhur në G@za të dielën, pranon shkeljen e armëpushimit
Mos e rreziko armëpushimin në G@zë