Atletja kosovare Gresa Bakraçi ka arritur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare.
Garuesja jonë ka fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e 3000 metrave në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Volos të Greqisë.
Bakraçi e përfundoi garën me kohën 9:17.80, rezultat që përveç medaljes së dytë më të çmuar, i siguroi asaj edhe vendosjen e një rekordi të ri shtetëror për Kosovën./rtk



Të tjera
Policia shpëton një qytetare që ra në Ibër
Dëmtohen disa vetura nga predhat gjatë festimeve të Vitit të Ri në Prishtinë
Policia e Kosovës arreston të dyshuarin për vrasjen e shtetasit turk në Maqedoni të Veriut