Gresa Gashi, ish-banore e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way”, ku u përball me një intervistë të sinqertë me moderatoren Elita Rudi.
Një nga pyetjet kryesore që iu drejtua Gresës kishte të bënte me përjetimet e saj pas largimit nga gara, konkretisht nëse ishte ndjerë e dëshpëruar që nuk arriti të hynte në finalen e madhe.
Pa u fshehur pas përgjigjeve diplomatike, Gresa pranoi me sinqeritet: “Po, jam dëshpëruar”
Megjithatë, ajo e shtjelloi më tej ndjesinë e saj duke thënë se në fund të fundit, gjithçka ka dalë në të mirën e saj.
Ajo vlerësoi faktin që largimi i saj nga formati, i cilësuar si i padrejtë, kishte sjellë një reagim të madh nga publiku.
“Nuk kam dashur të cilësohem si viktimë, por në atë rast dola”, u shpreh Gresa.
Aktorja nga Prishtina theksoi gjithashtu se, sipas saj, meritonte të ishte pjesë e finales, dhe kjo nuk ishte vetëm një ndjesi personale, por një bindje që e kishte ndërtuar mbi rrugëtimin e saj në spektakël dhe mbështetjen që kishte ndjerë nga publiku.
E pyetur nëse do të zëvendësonte ndonjë finalist për të marrë vetë atë vend, ajo u shpreh qartë: “Nuk do e hiqja askënd”.
Të tjera
Kryediplomati belg paralajmëron “krizë të madhe” nëse qeveria nuk ashpërson qëndrimin ndaj Izraelit
Kreu i ushtrisë izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë propozimin për shkëmbimin e të burgosurve
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia