Greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” po vazhdon edhe këtë fundjavë, me protestuesit që po qëndrojnë përpara objektit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre, përcjell KosovaPost.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve, Ardian Krasniqi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se greva nuk do të ndërpritet deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.
“Sot, me datë 25 maj 2025, ditë e diel dhe ditë vikendi, ne vazhdojmë të qëndrojmë në grevë. Greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e plotë të kërkesave tona nga ana e Komunës së Prishtinës,” ka shkruar Krasniqi.
Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen, si dhe gazetarët për, siç tha ai, raportimin e saktë dhe të paanshëm mbi kërkesat e punëtorëve.
“Ne mbetemi të vendosur dhe stoikë në kërkesat tona – Greva vazhdon!”, përfundoi ai.



Të tjera
Dënimi i rrallë i UEFA-s që s’ka ndodhur që nga 2019-a, mund të shkojë në favor të Realit
Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Fikrim Damkës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja